Ballina Sociale Femra kujdes, mos i bëni kurrë këto gjëra për partnerin

Femra kujdes, mos i bëni kurrë këto gjëra për partnerin

 

Pa dyshim që çdo grua do të dëshironte që të kishte një marrëdhënie të lumtur.

Megjithatë, shumë shpesh ato luajnë rolin e mashkullit në marrëdhënien e tyre dhe shkojnë aq larg sa sakrifikojnë lumturinë e tyre në emër të dashurisë.

Nëse edhe ju nuk doni që t’i bëni këto gabime, atëherë mos i bëni kurrë këto sjellje partnerit tuaj.

1. Të përpiqeni të zgjidhni të gjithë problemet e tij
Edhe nëse partneri juaj ka disa probleme financiare ose probleme në punë, nuk duhet të përpiqeni ta shpëtoni nga këto probleme gjithmonë. Duke vepruar kështu, do të përfundoni duke jetuar me një partner të pavendosur dhe të paaftë që ka frikë të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e tij. Gjithmonë mbani mend se ju jeni një grua, jo një robot që mund të zgjidhë çdo gjë.

2. T’i blini dhurata të shtrenjta gjatë gjithë kohës
Më e mira është t’i blini njëri-tjetrit dhurata që janë të barabarta në vlerë. T’i jepni dhurata të kushtueshme gjatë gjithë kohës atij, sidomos nëse ai nuk mund të bëjë të njëjtën gjë, do ta bëjë të ndihet keq.

3. Të jeni një shpatull, ku ai të qajë gjithmonë
Në ndryshim nga femrat, meshkujt nuk bien në dashuri me vajza që ju vjen keq për to. Mbani mend që fakti që jeni gjithmonë një mbështetje për atë, nuk do të thotë që marrëdhënia juaj është e bukur dhe e plotë. Një grua e mençur e suporton dhe e inspiron bashkëshortin e saj për arritje të reja. Dhe ky është në të vërtetë sekreti për një marrëdhënie të lumtur.

LEXO EDHE:  Përse meshkujt janë të fiksuar me gjoksin e femrës?

4. Të hiqni dorë nga jeta personale dhe karriera
Vetëm sepse një grua ka gjetur dashurinë e jetës, nuk do të thotë që ajo të heq dorë nga miqtë e saj, jeta personale dhe karriera. Sa më shumë aktive të jetë jeta juaj jashtë familjes, aq më shumë bashkëshorti juaj do t’ju vlerësojë dhe këtu nuk po flasim për ekstreme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook