Ballina Galeri Ferrari 250 GTO i 1962 pritet të jetë makina më e shtrenjtë...

Ferrari 250 GTO i 1962 pritet të jetë makina më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, çmimi i saj do t’ju bëjë me “dhimbje koke” (Foto+Video)

Ferrari 250 GTO i vitit 1962 pritet që të bëhet makina më e shtrenjtë e cila është shitur në ankand, me një çmimi prej 45 milionë dollarë.

Ferrari 250 GTO është modeli i tretë i ndërtuar nga fabrika italiane më 1962 dhe është vetëm një nga 36 në ekzistencë.

I quajtur “Holy Grail” nga koleksionistët e makinave, një GTO 250 tashmë është mbajtësi aktual rekord për automjetin më të çmuar të shitur në ankand.

Sipas historianit kryesor të Ferrarit, Marcel Massini, një 250 GTO që fitoi 1964 Tour de France u ble nga një biznesmen amerikan për një shumë marramendëse prej 70 milionë dollarë.

Massini parashikoi se vlera e Ferrarit 250 GTO do të kalonte vlerën prej 100 milionë dollarëve në pesë vitet e ardhshme.

Numri i shasisë 3413 GT është i treti nga 36 modelet që kanë mbetur në ekzistencë sot.

Çdo makinë që mund të përdorej në rrugë dilte nga fabrika e Maranellos me një motor V12 3.0 litra që prodhonte 300bhp.

Modeli 250 GTO arrinte shpejtësinë 0-100km/h për 6.1 sekonda ndërsa arrinte një shpejtësi maksimale 280 km/h.

Fakti që gjithë këto modele janë akoma sot është se kanë fituar rreth 300 gara gjatë historisë së saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook