Ballina Sociale Flet sociologu i rrjeteve sociale: Ja pse jeta reale nuk ekziston më!

Flet sociologu i rrjeteve sociale: Ja pse jeta reale nuk ekziston më!

Sociologu dhe teoricieni i rrjeteve sociale, Nathan Jurgenson pohon që jeta offline, pa qasje ne internet, në fakt nuk ekziston më.

Teknologjia është e integruar në jetën tonë të përditshme, ndërsa interneti është bërë elementi përbërës i shoqërisë moderne, prandaj është e pamundur “të dilet nga rrjeti”.

Nëse nuk zgjidhni mënyrë vetmitare të të jetuarit, në shkretëtirë, larg nga teknologjia, por edhe atëherë dikush do të bëjë reportazh për këtë gjë dhe do ta vërë në internet, kështu që ikje nga dixhitalizimi në fakt nuk ka. Jurgenson, para pak kohe ka publikuar esenë e tij për jetën offline në revistën “The New Enquirer”, në të cilën pohon që njerëzit, të cilët anojnë nga mënyra “jodixhitale” e jetës, jashtë internetit dhe rrjeteve shoqërore, në fakt jetojnë në iluzion, sepse sot është gjithçka aq e dixhitalizuar, sa që jeta offline në fakt nuk ekziston më.

Siç pohon Jurgenson, termi i jetës offline është shfaqur në kohën kur jeta online është bërë realitet, prandaj offline do të nënkuptonte çdo gjë që nuk publikoni në internet. Sot nuk ekziston më dallimi në mes këtyre dy termeve dhe çdo gjë është e varur nga interneti.

“Të fikni telefonin dhe të largoheni nga rrjetet shoqërore, në fakt nuk do të thotë ikje nga rrjeti. Logjika e mediave shoqërore na ndjek edhe pasi dalim nga interneti. Nuk ekziston ajo jetë offline, është vetëm termi i fetishizuar të cilin pohojnë disa individë, që mund ta arrijnë, por gjithmonë fjala është për iluzionin”, shpjegon Jurgenson.

Jeta në rrjet, në fakt, na mundëson shijimin e botës fizike, ashtu siç nuk kemi pasur mundësi në kohën para internetit. Sot, kur e lini telefonin në shtëpi dhe shkoni në shëtitje, jeni të kënaqur që e keni lënë atë copë të teknologjisë në shtëpi dhe që për një kohë do të pushoni nga kontrollimi i mesazheve, e-mail-ve, lajmeve në rrjetet shoqërore.

Ajo ndjenjë e relaksimit mundëson shijim më të mirë të botës fizike, ndërsa ky shijim nuk do të ishte i mundshëm, po të mos kishit ditur se çfarë do të thotë të jeni të lidhur në rrjet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook