Ballina Kuriozitet FOTO/ Ja çfarë tregon për personalitetin tuaj banka që uleshit kur ishit...

FOTO/ Ja çfarë tregon për personalitetin tuaj banka që uleshit kur ishit në shkollë

Të gjithë bien dakord që periudha e shkollës ka qenë një nga më të mirat në jetën e çdo personi, mirëpo askush nuk e dinte që banka në të cilën kemi qëndruar gjatë atyre viteve ka një domethënie për personalitetin tonë.

Nëpërmjet këtij kuizi ju do të zgjidhni bankën në të cilën keni qëndruar në gjimnaz ose universitet dhe ne do t’ju zbulojmë një sekret që nuk e keni ditur për veten.

1.Banka e parë përball dërrasës së zezë.
Nëse keni zgjedhur këtë bankë atëherë ju duhet të dini se jeni i mbushur me pasion. Jeni një person që nuk ja lini çdo gjë fatit, por jepni maksimumin tuaj për të realizuar çdo gjë. Njerëzit mendojnë se jeni shumë inkurajues, optimistë dhe super i mirë! Ju jeni tipi i mikut që të gjithë dëshirojnë të kenë në jetë.

2.Banka e parë përballë mësueses.
Nëse keni zgjedhur këtë bankë atëherë ju jeni një tip që nuk i kushton shumë vëmendje partnerit tuaj. Nëse e bëni një gjë të tillë ju do arrini të keni një marrëdhënie të vërtetë dhe të thellë bashkë. Mundohuni të kaloni shumë kohë së bashku, kërkoni një bisedë serioze. Gjithashtu, bëni diçka të re së bashku si udhëtimi në një vend të ri në mënyrë të tillë që të vini më afër njëri-tjetrit. Nëse je i vetmuar, bëhu i guximshëm dhe hap zemrën tënde tek njeriu që dashuron. Ndoshta ju do të filloni një romancë me partnerin tuaj të ëndrrave.

3.Banka në mes të klasës.
Nëse keni zgjedhur këtë bankë atëherë ju jeni një person shumë optimistë që mendon gjithmonë pozitivisht. Natyra juaj idealiste dhe plotë pasion ju lejon të shikoni gjithmonë anën e mirë në çdo gjë. Njerëzit rreth jush e vlerësojnë këtë gjë edhe pse nuk e thonë me zë të lartë. Vazhdoni të jetoni jetën tuaj me një zemër plot shpresë dhe do bekoheni përherë me gjëra të jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Forcat speciale Ruse bastisin zyrën e mashtruesve, shikoni se çfarë gjetën brenda

4.Banka e fundit e klasës.
Nëse keni zgjedhur bankën e fundit të klasës atëherë ju jeni një person shumë kreativ. Jeni nga ata persona që mendon gjithmonë jashtë kutisë dhe guxoni dhe e arrini gjithmonë qëllimin tuaj. Kur shikoni një vështirësi në jetë ju përdorni aftësitë tuaj krijuese duke zgjidhur problemet tuaja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook