Ballina Kryesore A i gjeni dot këto gjëegjëza? Zbavituni dhe vëreni pak trurin në...

A i gjeni dot këto gjëegjëza? Zbavituni dhe vëreni pak trurin në punë

Një total prej gjashtë pyetjeve janë krijuar për t’i testuar njerëzit të zgjidhin gjëegjëza të vështira.

Këto gjëegjëza, të krijuara nga kompania ‘SilverDoorApartments’ besohet se vetëm mendjet më të mençura mund t’i zgjidhin.

Por, a mendoni se mund t’ua dëshmoni të kundërtën?

Më poshtë i keni gjëegjëzat, ndërsa përgjigjet i keni në fund, prandaj mos shikoni direkt te përgjigjet, por mundohuni t’i zgjidhni vetë.

Gjëegjëzat:

1: Kam plot dete pa ujë, brigje pa rërë, qytete pa njerëz dhe male pa tokë. Çfarë është?

2: Nuk kam sy, por dikur kam shikuar. Dikur kam pasur mendime, por tani jam e bardhë dhe e zbrazët. Çfarë jam unë?

3: Maria ka lindur më 25 dhjetor, por ditëlindja e saj është gjithmonë gjatë stinës së verës. Si është e mundur kjo?

4: Çfarë është gjithmonë duke ardhur, por asnjëherë nuk arrin?

5: Në cilën datë të vitit vdesin më pak njerëz?

6: Dy meshkuj shkuan për drekë së bashku dhe porositën çaj të ftohtë për të pirë. Njëri prej tyre kishte pirë pesë çajëra të tillë, ndërkaq tjetri vetëm një. Të gjitha pijet kishin qenë të helmuara. Mashkulli që kishte pirë vetëm një çaj të ftohët kishte vdekur, por ai që kishte pirë pesë kishte mbijetuar. Si mund të ndodhë kjo?

Nëse këto pyetje janë të vështira për ju dhe nuk mund t’ua gjeni zgjidhjen, atëherë përgjigjet i keni më poshtë.

Përgjigjet:

1: Harta

2: Kafka

3: Jeton në hemisferën jugore

4: Dita e nesërme

5: 29 shkurt

6: Helmi ka qenë i vendosur në akuj. Kështu, personi që i ka pirë pesë pije nuk e ka lënë akullin të shkrihet në pije, por i ka pirë të gjitha menjëherë dhe nuk është helmuar.  

LEXO EDHE:  Masakra në Bllok/ Artan Hoxha: Vrasësi është një komando, dje ishte në shërbim

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook