Ballina Ekonomi Gruaja e Rezart Taçit përplaset live me gazetaren: Kërkove falje, se që...

Gruaja e Rezart Taçit përplaset live me gazetaren: Kërkove falje, se që nesër të kisha…


Najada Taçi, bashkëshortja e Rezart Taçit, ka ndërhyrë mbrëmë në emisionin “Opinion” me një lidhje telefonike, ku ka pranuar se gjatë kohës që i shoqi menaxhonte kompaninë ARMO,ata kanë patur borxhe ndaj shtetit, por me shitjen e kompanisë, borxhet I bleu kompania azere.

“Ka pasur detyrime, por në vitin 2013 në gusht kompania u shit dhe blerësi nga Azerbajxhani mori përsipër edhe gjithë detyrimet. Është një kontratë. E ka banka, e ka shteti”, u shpreh Najada Taçi.

Mandej gjatë lidhjes tefonike, ajo ka paralajmëruar live gazetaren Ola Xama se do ta padiste në gjykatë për prishje të imazhit pasi gjatë emisionit deklaroi se Rezart Taçi është i dënuar.

Gazetarja, Ola Xama dje gjatë emisionit “Opinion”

Gjatë këtyre viteve po bëhet një zhurmë komplet pa arsye. Më vjen shumë keq për atë vajzën aty që tha se Rezart Taçi është i dënuar. Nuk është e vërtetë se s’ka asnjë dokument. Kërko falje ose nesër do të padis”, – e paralajmëroi Najada Taçi.

LEXO EDHE:  Nga gara e shikueshmërisë te çmimet e reklamave, ja sa paguhen për një sekondë reklamë Fevziu, Çani e Mamaqi

Por kjo situatë u shmang fill pasi gazetarja i ka kërkuar falje live gjatë emisionit duke sqaruar se i ishte referuar një vendimi Gjykate të Shkallës së Parë.

“Nuk ekziston as në Shqipëri as jashtë Shqipërie që Rezart Taçi është i dënuar. Kërkove falje se që nesër të kisha paditur për prishje të imazhit”, – tha bashkëshortja e biznesmenit të njohur.

Përsa i përket borxheve të ARMO-s, Najada Taçi tha se bashkëshorti i saj e shiti kompaninë te azerët me gjithë borxhe, ndërsa punëtorët i kishte paguar rregullisht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook