Ballina Galeri Habit dizajneri me famë botërore, poston foto të shqiptarëve që veshin rroba...

Habit dizajneri me famë botërore, poston foto të shqiptarëve që veshin rroba falso të tij

Philipp Plein është padiskutim një ndër brand-et më të shtrenjtë të veshjeve dhe ndër më të njohurat gjithashtu.

Sigurisht që jo të gjithë kanë mundësi të blejnë një xhaketë 80 mijë Euro, apo një t-shirt 1500 Euro. Ndaj kjo gjë ka bërë që kjo markë të imitohet shumë.

Por dizajnerit 40-vjeçar që i ka vendosur emrin e tij brand-it të njohur, nuk i pëlqen kjo gjë.

Në një seri postimesh në InstaStory, ai ka publikuar foto të njerëzve nga e gjithë bota të veshur me Philipp Plein fallco, ku mes tyre janë edhe disa shqiptarë.

“Dua të bie në sy prandaj blej fallco”, ironizon mbi foton e një djali shqiptar.
“Një tjetër kloun që shet rroba fallco dhe të lira”, shrkuan në një tjetër foto.
“Çanta më e shëmtuar falso, “Klientë fallso”, “Kur veshja jote është e gjitha fake dhe i vetmi brand orgjininal është fotoja”, vazhdon më tej dizajneri me famë botërore.