Ballina Kryesore Hoxha ka një mesazh për gratë që nuk bëjnë seks me burrin:...

Hoxha ka një mesazh për gratë që nuk bëjnë seks me burrin: Jeni të mallkuara!

Një hoxhë në Australi është bërë mjaft i diskutuar kohët e fundit me deklaratën e tij se është mëkat nëse gruaja refuzon bashkëshortin për të bërë seks.

“Nëse bashkëshorti i kërkon që të qëndrojnë në momente intime dhe nëse gruaja nuk ka arsye legjitime për të refuzuar, atëherë duhet t’i përgjigjet kërkesës së burrit. Nëse refuzon, atëherë ka kryer një mëkat të madh. Nëse burri e kërkon në shtrat bashkëshorten dhe ajo e refuzon, atëherë engjëjt do ta mallkojnë atë deri sa të zgjohet”, u shpreh hoxha Nassim Abdi.

Mirëpo, kjo ka bërë që të reagojë edhe Prokurori i përgjithshëm, i cili tha se këto deklarata janë objekt i punës së policisë.

“Seksi jo me dëshirën e të dy partnerëve është një krim i rëndë dhe duhet të raportohet në polici. Respekti për të gjitha gratë është një vlerë thelbësore për shoqërinë australiane. Pikëpamjet e shprehura nga ky predikues janë të neveritshme”, tha ndër të tjera imami.