Ballina Aktualitet A janë shqiptarët të varur nga ‘Gabi’, flet mjekja psikiatre

A janë shqiptarët të varur nga ‘Gabi’, flet mjekja psikiatre

Nuk dimë t’ju themi me siguri se kur përkojnë fillesat e para të tregut të veshjeve të përdorura në vendin tonë, por ai që njihet gjerësisht me emrin ‘’Gabi’’, emër i cili shpeshherë mbart konotacione thuajse përçmuese, është një ndër bizneset më fitimprurëse të këtyre viteve të fundit.

Dhe këtë nuk e tregojnë vetëm tregtarët ambulantë e herë të organizuar në tregje të mirëfillta, por edhe të dhënat e institucioneve të ndryshme, si INSTAT, sipas të cilit importi i veshjeve të përdorura arriti në 24 milionë euro, me një rritje me bazë vjetore prej 11%.

Në një anketë të quajtur ‘’Anketa e Cilësisë së Jetës’’, realizuar nga Komisioni Evropian, rreth 62% e shqiptarëve pranuan se blini vazhdimisht veshje të përdorura, duke shënuar edhe nivelet më të larta të konsumatorëve në Ballkan.

Mirëpo ndërkohë që shumë njerëz kanë mundësinë të blejnë veshjet që duan me çmime ekonomike, së fundmi është vënë re edhe një rritje e varësisë nga ky lloj biznesi.

E para që ka folur për këtë problem, është psikiatria Valentina Asabella. ”Ajo që përbën sëmundje është varësia që krijojnë femrat ndaj blerjeve të panevojshme. Aty nis ankthi. Ne i trajtojmë si të gjitha varësitë e tjera: droga apo alkooli. Rastet sa vijnë dhe shtohen dhe kryesisht të prekura janë femrat. Brenda një muaji kam trajtuar 10 gra. Asnjëra nuk ka qenë e varfër, ishin në një nivel mesatar”, – ka thënë ajo për mikrofonin e Top Channel.

Përveç mjekes, edhe një grua 30-vjeçare e qujatur Bruna, ka treguar sesi nisi varësia ndaj rrobave të përdorura. ”Varësia nisi rastësisht, hyri në një dyqan me rroba të përdorura dhe bëri disa blerje që e kënaqën. Pas dy ditësh mendova të shkoja sërish te dyqani, mos kishin sjellë rroba të reja.  Kuletën e kisha bosh një ditë, nuk kisha për t’i blerë gjëra fëmijëve.

Shkova në shtëpi për të marrë lekë dhe kur dola prapë, rastisa në një dyqan “Gabi”. Duhet të blija për fëmijët, por ndjenja ishte më e madhe dhe u futa në dyqan. I kisha mbushur dollapet plot. Blija gjëra që nuk i vishja. M’u kthye në lakmi, në ankth. Shkoja përditë”.

Një shoqe më rekomandoi terapi me psikologë. “Bëra disa seanca. Mora edhe barna për këtë ves. Tani e kontrolloj veten dhe qesh me veten se si munda të bija në këtë kurth”,-kujton ajo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook