Ballina Kryesore Ju ka skaduar viza për në SHBA? Ambasada Amerikane jep lajmin e...

Ju ka skaduar viza për në SHBA? Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë për studentët

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata persona që janë me studime në SHBA, por që iu ka skaduar viza amerikane.

Përmes një postimi në faqen e “Facebook”, Ambasada Amerikane sqaron se: “Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar”.

Njoftimi i Ambasadës
Mbajtës të vizave studentore – Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook