Ballina Kryesore Keni parë një flutur në ëndërr? Zbuloni se çfarë kuptimi ka

Keni parë një flutur në ëndërr? Zbuloni se çfarë kuptimi ka

Shpesh ndodh që të shohim ëndrra, të cilat na mbesin në mendje. Zakonisht ndodh me ato simbole të cilat janë deri diku të frikshme apo edhe ato të bukurat.

Flutura është një prej atyre simboleve të bukura, të cilat e ke të vështirë ta anashkalosh.

Nëse keni ëndërruar një flutur, do të thotë që ndodheni një fazë reflektimi apo ndryshimi.

Nëse jeni në një periudhë të tensionuar dhe ëndërroni për një flutur e cila fluturon lartë, tregon se së shpejti mërzitja juaj do të transformohet në lumturi.

Nëse flutura është larvë, tregon se do të kaloni një fazë e cila do ju sjellë një lëndim të madh dhe të papritur.

Nëse flutura është e kombinuar me lule, kjo është një shenjë e mirë pasi tregon se gjërat do ecin sipas planit tuaj në të gjitha aspektet.

Nëse vrisni një flutur në ëndërr, bëhuni gati të përballeni me fatin e keq dhe probleme të mëdha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook