Ballina Kryesore Këto janë 5 arsye pse motori i makinës tuaj humb fuqi (Foto)

Këto janë 5 arsye pse motori i makinës tuaj humb fuqi (Foto)


Me kalimin e kohës vëreni se vetura juaj po humbë fuqinë të cilën e ka pas më herët. Por cilat janë arsyet të cilat bëjnë që vetura juaj të humbë fuqi?

Janë katër gjëra që ndikojnë në gjenerimin e fuqisë tek motorët me benzinë dhe këto gati të gjitha këto gjëra ndikojnë dhe tek motorët tjerë.

  • 1. Furnizimi me ajër
  • 2. Furnizimi me karburanti
  • 3. Ngjeshja përbrenda motorit
  • 4. Kandelat
  • 5. Fërkimi
1. Furnizimi me ajër

Filtër i papastër i ajrit

Fatmirësisht ky është një problem që rregullohet lehtë, thjesht blini një filtër të ri dhe ndërrimin e tij në shumicën e veturave mund ta bëni vetë pa pasur nevojë ta dërgoni tek mekaniku. Filtri i mbyllur bënë që motori të ketë furnizim të kufizuar me ajër. Sa më pak ajër më pak fuqi.

Sistemi i shkarkimit të gazrave

Çfarë hyn brenda duhet të dal jashtë. Edhe tek motorët shkarkimi i gazrave ndikon shumë në fuqinë e motorit. Si pasojë e mos përzierjes së duhur të karburantit ma ajrin gjatë djegies lirohen gazra të cilat përzihen me aditivët ne shëndrruesit katalitik dhe bëjnë që këta të fundit të mbyllen.

2. Furnizimi me karburant

Çdo gjë që kufizon hyrjen sasisë së nevojshme të karburantit në cilindër shkakton humbjen e fuqisë së motorit.

Injektuesi i karburantit

Injektuesi i karburantit i mbyllur pjesërisht mund të shkaktoj probleme zinxhir në punën e motorit. Si pasojë e vjetërsisë dhe kualitetit të karburantit brenda injektuesit formohen shtresa të mbetjeve të cilat bllokojnë rrjedhën normale si she bllokojnë sensorët të cilët marrin sinjale të gabuara dhe dërgojnë më shumë karburant se sa duhet në motor duke humbur kështu fuqi dhe njëkohësisht duke rritur konsumin e karburantit.

LEXO EDHE:  Shtyp me makinë gruan me të cilën bashkëjetonte, policia arreston të riun nga Mirdita

Pompa e karburantit

Edhe pse mund të mos prishet dhe ndalet plotësisht, pompa e karburantit në shumë raste humbë fuqinë dhe në këtë rast bie edhe shtypja e karburantit dhe humbet fuqi. Nëse vetura juaj humbë fuqi në shpejtësi të madhe atëherë ka mundësi që është pasojë e problemit me pompe.

3. Ngjeshja përbrenda motorit

Tek motorët e vjetër mirëmbajtja e ngjeshjes brenda motorit mund të jetë sfiduese. Problemet e lidhura me ngjeshjen janë faktor madhor që kontribuojnë në humbjen e fuqisë së motorit. Kjo ndodhë për faktin se komponentët metalike vjetërsohen me kohë.

Unazat e vjetërsuara të pistonave

Gjëja kryesore që ndodhë është konsumimi dhe dëmtimi i unazave të pistonave, kjo do të lejoj fryrjen përbrenda motorit. Kur shpërthimi i ajrit dhe karburantit shtynë pistonin poshtë një pjesë e këtij presioni humbë duke kaluar poshtë tij në muret anësore të cilindrit. Kjo është humbje e pastër fuqie. Përveç fuqisë së humbur kjo bënë që edhe vaji i cili lubrifikon motorin të kontaminohet dhe humbë vetitë e tij lubrifikuese, transmeton Express.

Depozitimi i shtresave të karbonit në valvule

Gjatë shkarkimit të gazrave me kalimin e kohës në valvule krijohet shtresë karboni e cila bënë që valvula mos të mbyllet plotësisht. Njësoj si tek unazat e pistonave kjo bënë që kur ajri dhe karburanti shpërthejnë presioni që do duhet të shtynte pistonin do të dal nga valvula duke humbur fuqinë e motorit.

4. Kandelet

Kandela mundëson ndezjen e karburantit tek motorët me benzinë dhe gaz natyral. Me kalimin e kohës pjesa e kandelës që krijon shkëndija mbulohet me shtresë karboni dhe ka vështirësi në krijimin e shkëndijave ose në raste tjera nuk ndez fare shkëndija dhe në këtë mënyrë aj piston është jashtë funksionit duke humbur një pjesë të madhe të fuqisë së motorit. Kandelat duhet të ndërrohen ose të paktën të pastrohen me brushë metalike.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ronaldo blen makinë 2.1 milionë eurosh, shikoni çfarë ‘monstre’ nget futbollisti

5. Fërkimi

Fresh motor oil

Mirëmbajtja e rregullt e motorit është faktori kryesor që ndikon në fuqinë e motorit. Ndërrimi i rregullt i vajit të motorit bënë që të gjitha komponentët lëvizëse brenda tij të kenë lubrifikim të duhur duke mos dëmtuar metalin gjatë fërkimit. Kur vaji kontaminohet apo përdoret jashtë kushteve të përcaktuara nga prodhuesi atëherë kjo do të bëjë që motori juaj të dëmtohet më shpejt apo të vijë deri tek bllokimi i tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook