Ballina Showbiz Këto janë shifrat marramendëse që fitojnë të famshmit për një postim në...

Këto janë shifrat marramendëse që fitojnë të famshmit për një postim në “Instagram”

Rrjeti social “Instagrami” tani është kthyer në një “kompani” e vërtetë, që sjellë të ardhur për shumë persona. Kohë më parë ai u shndërrua në “problem” nga artistët e huaj, të cilët deklaruan se pjesë e CV së tyre ishte futur edhe numri i ndjekësve. Pra projektin e fitonte ai që kishte më shumë ndjekës.

Por një kategori tjetër personash duken se e kanë kthyer llogarinë e tyre sociale në “Instagram” në një “llogari bankare” që sjell fitime nga çdo postim që bëjnë. Sa më i madh të jetë numri i ndjekësve, aq më të mëdha janë edhe fitimet.

Më poshtë është paraqitur lista e të famshmëve dhe përfitimet që nxjerrin ata nga një postim në “Instagram”.

Selena Gomez – 142 milionë ndjekës – $550,000 për postim

Kim Kardashian – 117 milionë ndjekës – $500,000 për postim

Cristiano Ronaldo – 141 milionë ndjekës – $400,000 për postim

Kylie Jenner – 114 milionë ndjekës – $400,000 për postim