Ballina Shendeti KUJDES! Nëse ju del gjumi natën, mos gaboni të bëni këto veprime!

KUJDES! Nëse ju del gjumi natën, mos gaboni të bëni këto veprime!

Nuk ka asgje më të keqe sesa të zgjohesh në mes të natës dhe të rrotullohesh nga njëra anë në tjetrën në përpjekje për të fjetur sërish.

Disa marrin telefonin dhe fillojnë të kontrollojnë orën, ndërsa të tjerët çohen nga shtrati për të marrë një gotë ujë.

Një specialist i gjumit ka zbuluar dy gjërat që duhet patjetër t’i shmangni nëse doni t’ju zërë gjumi shpejt.

Dr. Michael Breus, specialist i gjumit dhe autor i librit “The Power of When”, rekomandon:

Mos shkoni në tualet, vetëm nëse e keni shumë të nevojshme

Sipas Breus, rrahjet e zemrës rriten menjëherë sapo çoheni nga shtrati.

Pse ka rëndësi kjo? Breus thotë se rrahjet e zemres duhet të jenë konstante në mënyrë që të kaloni në gjendje të pavetëdijshme (gjumi). Ato zakonisht janë rreth 60 rrahje në minutë.

Ndërsa ngritja nga shtrati e forcon zemrën të pompojë dhe rrahë me shpejtë se 60 rrahje në minutë. Që t’ju zërë gjumi sërish, rrahjet e zemrës duhet të fillojnë të ulen, gjë që nuk ndodh menjëherë.

LEXO EDHE:  Në fillim kishte vetëm dhimbje koke, por pas dy ditësh vdiq. Kujdes, mjekët po i paralajmërojnë të gjithë

Mos e shikoni orën

Kur zgjohesh në mes të natës dhe nuk të zë gjumi, instikti i parë është të kontrollosh orën dhe të bësh llogari matematikore se edhe sa orë kane mbetur nga rënia e alarmit të zgjimit.

Breus këshillon që të mos e kontrolloni orën, por të perpiqeni të qetësoheni. Nëse filloni të shqetësoheni e të levizni sa në njërën anë në tjetrën, do ta keni të pamundur t’ju zërë gjumi. Prandaj mos lëvizni dhe as mos mendoni kur do t’u zërë gjumi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook