Ballina Kryesore Kuron 100% variçet dhe pastron gjakun, ja si funksionon terapia popullore me...

Kuron 100% variçet dhe pastron gjakun, ja si funksionon terapia popullore me shushunja

Shushunjat mendohen si krijesa rrëshqitëse dhe jotërheqëse, pse jo dhe të shëmtuara e deri diku të vështira.

Por, në kulturën popullore, jo vetëm atë shqiptare por edhe perëndimore dhe botërore, ato njihen si shërbyeset më të mirëfillta sa i takon shumë qëllimeve mjekësore kur është fjala për njerëzit.

Që në kohët e lashta, shushunjat janë përdorur për të trajtuar shumë sëmundje që kanë të bëjnë me gjakderdhjen, një metodë ku gjaku i papastër tërhiqet jashtë me shpresën se do të shërojë trupin.

Besoni në to apo jo, terapia me shushunja është alternativë mjaft e mirë në trajtimin e sëmundjeve, madje ajo i tejkalon trajtimet farmakologjike.

Për shkak të efekteve të saj shëruese në trupin e njeriut, kjo metodë tradicionale në kurimin e sëmundjeve lulëzon ende edhe sot.

Një nga domosdoshmëritë që lind nga përdorimi i tyre është trajtimi i variçeve.

Çfarë janë varicet?

Vena sipërfaqësore në këmbë ose në pjesë të tjera të trupit, me kthesa të zgjatura në një formë të parregullt. Pamundësia e valvulave të venave për të bërë kthimin në zemër të gjakut, ulin gravitetin e tij dhe e mbajnë gjakun e pistë në trup. Kështu ndodh dobësimi i mureve të venave dhe sëmundjet e damarëve bëhen shkaktarët e formimit të variçeve. Janë me dhjetëra lloje, ndërsa variçet krijohen jo vetëm te këmbët por edhe te organi gjenital femëror, ezofagu, në pjesën e anusit etj.

Përse krijohen varicet?

• Faktori gjenetik familjar

• Obeziteti

• Kush mbart hormone femërore

• Kush ka patur shumë lindje

• Mosha

• Stili i jetesës (qëndrimi ulur apo pa lëvizur për kohë të gjatë në këmbë)

• Profesioni (gabimet e pozicioneve të profesioneve si mësues, biznesmen, pilot/stjuart,

doktor/infermiere, sekretare, nëpunës, amvisë)

• Pas infeksioneve të damarëve si phlebitis

• Goditje e damarit për shkak të trombozës të venës së thellë

• Trauma (operacionet në këmbë ose nga goditjet aksidentale)

• Tumoret

Nëse nuk kurohen

• Trashje nën lëkurë, hollim i vetë lëkurës

• Plagë në lëkurë dhe gjakderdhje të variçeve

• Infeksione në damar ose bllokim

• Sëmundjet psikologjike, pasiguri në vetvete, pakënaqësi

Përcaktimi i variçeve?

Efektet e përgjithshme në trupin e njeriut

Pasi shushunjat bashkëngjiten në lëkurën e pacientit dhe të fillojnë të thithin gjak, sekretimi i tyre bën një vrimë dhe së bashku me të, enzimat dhe përbërësit përgjegjës japin efekte pozitive. Duke ndërvepruar së bashku, ato kurojnë sëmundjen e individit. Për shkak të agjentëve kundër mpiksjes së gjakut, ai bëhet më i hollë, duke e lejuar atë të rrjedhë lirisht nëpër vena. Agjentët e antikoagulimit mund të ndikojnë gjithashtu në parandalimin e përhapjes së mpiksjes së gjakut në pjesë të tjera trupit. Ato ndikojnë në zgjerimin e enëve duke lejuar gjakun të rrjedhë lirshëm. Pacientët që vuajnë nga dhimbjet apo ënjtjet, sikundër shkaktohen nga variçet, do të ndjejnë një lehtësim nga efektet e sekretimit drejtpërdrejtë të shushunjave në lëkurë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook