Ballina Sociale Kush janë më të ekspozuar ndaj depresionit, ateistët apo besimtarët? Ja çfarë...

Kush janë më të ekspozuar ndaj depresionit, ateistët apo besimtarët? Ja çfarë thotë studimi

Njerëzit fetar të vetmuar ndihen më pak të izoluar apo të depresionuar sesa ateistët e vetmuar, sepse gjejnë mbështetjen në Perëndi, ka zbuluar një studim i ri.

Për njeriun marrëdhëniet janë të rëndësishme që të ndihen të motivuar,m të lidhur dhe të lidhur dhe të japin ndjenjën e një qëllimi.

Hulumtimet e reja nga psikologët në Universitetin e Miciganit tregojnë se, ndër ata që ndihen të vetmuar, ata që besojnë në një kanë më pak gjasa të humbasin vullnetin për të jetuar, sepse besimi i tyre e mbush atë zbrazëti.

Sipas autorit kryesor, Todd Chan, Perëndia mund të shihet si një mik për të gjithë.

Ky është konkluzioni i Chan nga tre studime të veçanta ku u përfshinë 19 mijë e 775 njerëz, që u botua javën e kaluar në Jorunal of Personality.

Çdo person u anketua mbi miqësitë, besimet fetare, ndjenjat e vetmisë dhe ndjenjën e qëllimit apo motivimit.

Për ata që nuk ishin të vetmuar, besimi nuk pati një ndikim të rëndësishëm në nivelet e tyre të lumturisë, ndjenjës së përkatësisë apo qëllimit.

Sidoqoftë, ata që mendoni se nuk kishin shumë miqë, patën përfitime të forta “nga nxitja e fesë dhe kthimi ndaj Zotit… kur nuk kanë lidhje shoqërore mbështetëse”