Ballina Ekonomi Makina juaj harxhon shumë karburant? Ju tregojmë 5 mënyrat se si ta...

Makina juaj harxhon shumë karburant? Ju tregojmë 5 mënyrat se si ta kurseni atë

Të gjithë ata që kanë një makinë problemin më të madh e kanë me konsumin e madh të karburantit.

Shumë ankohen se makina e tyre harxhon shumë dhe askush nuk e di përse. Që makina juaj të kursejë sadopak karburant ju tregojmë 5 mënyrat më anë të cilave ju do të shihni ndryshime të dukshme.

Shmangeni drejtimin agresiv

Automjeti juaj shpenzon shumë kur ju e drejtoni në mënyrë agresive duke e shtyrë kështu motorin të punojë në xhiro të larta dhe pastaj të frenoni përsëri. Që të kurseni më shumë ju duhet që shpejtësinë ta mbani konstante. Provoni të ulni shpejtësinë kur ngjiteni përpjetë, ndërsa në tatëpjetë ta rrisni shpejtësinë.

Ndërroni shpejtësitë kur është e nevojshme

Nëse udhëtoni shpejt me marsh të ulët kjo do të rrisë konsumin e karburantit të veturës. Por, edhe kur ecni në marsh të lartë para së të arrini shpejtësinë e duhur atëherë motori i veturës do të sforcohet dhe si rrjedhojë do të konsumoj më shumë karburant. Ju duhet ta ndieni se kur është e nevojshme të ndërroni shpejtësitë varësisht prej modelit të veturës dhe fuqisë së motorit.

Mos u rrini automjeteve të tjera pas

Duke i qëndruar afër nga prapa një veturë para jush atëherë juve ju diktohet mënyra se si udhëtoni. Kur rri prapa dikujt ti nuk mban veturën në marshin e duhur, frenon dhe përshpejton veturën gjatë gjithë kohës pa qenë nevoja.

Fikeni automjetin kur nuk jeni duke lëvizur

Shpesh trafiku është i tmerrshëm dhe shpesh na ndodhë që të mos lëvizim fare për një kohë. Mbajtja e motorit aktiv shpenzon karburant pa nevojë. Çdo herë kur jeni ndalur fikeni motorin, edhe pse do ju duhet ta bëni disa herë por në këtë mënyrë do të kurseni.

Respekto kufizimet e shpejtësisë

Duke respektuar kufizimet e shpejtësisë ju mbani të ulëta rrotullimet e motorit duke shpenzuar shumë pak. Por kur ju rrisni shpejtësinë edhe pse kaloni më shpejtë një pjesë të rrugës ju sforconi shumë motorin dhe rrisni shumë shpenzimet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook