Ballina Kuriozitet Mbi 100 burra vdesin nga masturbimi në Gjermani, mjekët japin alarmin për...

Mbi 100 burra vdesin nga masturbimi në Gjermani, mjekët japin alarmin për këto teknika

Masturbimi vret deri në 100 gjermanë në vit. Ky është rezultati i një studimi që ka zbuluar gjithashtu mënyrat e çuditshme se si njerëzit kanë vdekur duke u vetëkënaqur.

Një burrë i cili kishte në dorë një markuç gome, një mushama si kostum zhytjeje si dhe një qese plastike mbi kokën e tij – vdiq në Hamburg, pasi u ul pranë një ngrohësi duke u përpjekur  të shkrihte feta djathi në trupin e tij.

Një tjetër njeri u gjet i vdekur në Halle, pasi kishte kapur me dritat e pemës së Krishtlindjeve thithat e tij duke u përpjekur të stimulonte veten nga elektroshoku.

Ekzaminuesi mjeko-ligjor Harald Voß tha se arsyeja më e zakonshme për vdekjet autoerotike ishte dëshira për orgazmën e fundit, duke ndaluar veten të mbushen me frymë.

80 deri në 100 njerëz në të gjithë vendin vdesin aksidentalisht çdo vit për shkak të praktikave të rrezikshme të masturbimit, zbuloi studimi.

Kjo u bazua në gjetjet që për një milion shtetas gjermanë ka ‘një ose dy’ raste vdekjeje në vit, në të cilat zbulohet një mjet i përdorur për stimulim gjatë aktivitetit seksual.

Një shembull tjetër është ai i një qytetari në Hessen i cili u gjet i mbytur në bodrumin e shtëpisë pasi kishte hedhur  zinxhirë rreth trupit dhe qafës së tij.

Sipas Bild, viktima po shihte porno dhe hetuesit supozyabn se ai mund të kishte pësuar një vdekje autoerotike.

Raportuesi lokal thotë se numri i rasteve të ngjashme që nuk raportohen është ‘jashtëzakonisht i lartë’, por ai kishte trajtuar personalisht vetëm pesë raste gjatë tre dekadave të fundit.

“Rastet ndonjëherë nuk raportohen sepse familjet e viktimave ndihen të turpëruara. Mjekësia Ligjore në Hamburg regjistroi 40 vdekje aksidentale autoerotike midis 1983 dhe 2003 dhe të gjitha viktimat ishin të moshës  13 deri në 79 vjeç. Viktimat zakonisht janë burra, duke qenë se gratë janë më të kujdesshme dhe nuk përfshijnë aq shumë gjëra të ngatërruara. Rreziqet e veprimtarisë autoerotike nënvlerësohen por zhdukja e vetëdijes mund të ndodhë më shpejt se sa mendojnë njerëzit”,  raportuesi Herald Vob.

LEXO EDHE:  Ilir Meta viziton Gjermaninë me ftesë të homologut të tij Steinmeier

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook