Ballina Kuriozitet Mitet për femrat dhe seksin

Mitet për femrat dhe seksin

Femrat janë gjini e butë dhe romantike dhe e kanë më të lehtë të bëjnë jetë monogamie, ndërkaq orgazma e mirë i bën që të dashurohen.

Nëse mendoni se kjo është e saktë, e keni gabim. Ky është miti i gjashtë ndër më të vjetrit për seksualitetin femëror.

1. Femrat janë më shumë për jetë monogamie

Njëri ndër supozimet më të shpeshta është që erosi femëror është më i përshtatshëm për monogami se sa libidoja mashkullore, – është vetëm mit – thotë Deniel Bergner, autor i librit “What Do Women Want? Adventures in the Science of Female Desire”.
Ai thekson një studim gjerman të vitit 2006, i cili ka hulumtuar më shumë se 2.500 çifte dhe ka zbuluar që femrave më shumë se meshkujve u bëhen monotone lidhjet monogamie. Një studim kanadez i vitit 2012 e ka vërtetuar këtë zbulim.

2. Femrat nuk kanë uri për seks sa kanë meshkujt

Supozohet që meshkujt kanë libido më të lartë sesa femrat, transmetonN Telegrafi. Mirëpo, sipas Bergnerit, femrat shfaqin njësoj interesim për seks sa edhe meshkujt, ndërkaq është e mundshme që janë të programuara biologjikisht që të kërkojnë seks me më shumë partnerë të ndryshëm gjatë jetës. Megjithatë, konvencionet romantike kufizojnë femrën që pasivisht të presë mashkullin, derisa gjykimi i shoqërisë i pengon që të tregohen si qenie seksuale.

3. Femrat stimulohen më pak vizualisht sesa meshkujt

Pikërisht femrat mund të eksitohen më shumë gjatë stimulimit vizual sesa meshkujt, vetëm që më pak flasin për këtë. Një hulumtim amerikan ka zbuluar që edhe femrat reagojnë fizikisht mjaft bujshëm gjatë shikimit të materialit erotik. Edhe pse femrat pjesëmarrëse në anketë mesatarisht janë kënaqur më pak sesa meshkujt gjatë shikimit të materialit erotik, valët e turit të tyre kanë reaguar njësoj si edhe te meshkujt.

LEXO EDHE:  Kapet "mat" nga bujku zvicerian 60-vjeçari nga Kosova, ja çfarë bënte natën me lopën

4. Femrave u nevojitet më shumë kohë që të eksiktohen

Sipas hulumtimit të një universiteti amerikan, meshkujt dhe femrat eksitohen pothuajse gjatë periudhës së njëjtë kohore – edhe meshkujve edhe femrave u janë nevojitur rreth 10 minuta që të eksitohen tërësisht gjatë shikimit të materialit pornografik. Eksitimi i fuqishëm fizik nuk lidhet gjithmonë me dëshirën emocionale për seks. Përveç kësaj, konsiderohet që femrave më tepër kohë u nevojitet që të përjetojnë orgazmën. Edhe kjo nuk është e saktë: femrave dhe meshkujve u nevojitet përafërsisht e njëjta kohë që të përjetojnë orgazmën gjatë masturbimit. Megjithatë femrave u nevojitet më shumë kohë për të përjetuar orgazmën gjatë seksit.

5. Forca e libidosë dhe kënaqësia seksuale femrave u bie gjatë moshës

Sipas hulumtimit të Universitetit të Teksasit, femrat në moshën tridhjetëvjeçare dhe dyzetvjeçare kanë afsh më të madh seksual sesa tinejxheret. Veç kësaj, ato atëherë përjetojnë orgazëm më të fuqishme dhe kanë shanse më të mëdha për orgazma të shumëfishta. Një numër i madh i hulumtimeve tregon që femrave seksi U është gjithnjë e më i këndshëm në moshën më të vjetër.

6. Orgazma i bën femrat që të dashurohen

Edhe pse orgazma edhe te meshkujt, edhe te femrat shkakton lirimin e “hormonit të dashurisë” oksitocinë, nuk ekziston dëshmi që ai hormon është shkaktar për t’u dashuruar. Për këtë do të duhen edhe hulumtime të tjera, mirëpo është e sigurt që orgazma ka veprim të ngjashëm edhe te meshkujt edhe te femrat.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook