Ballina Sociale Mjekët e ardhshëm ngrihen protestë , ku është këshilli studentor ?

Mjekët e ardhshëm ngrihen protestë , ku është këshilli studentor ?

Mosmbajtja të Këshillit studentor në fakultetin e mjekësis sipas ligjit të arsimit të lartë, ka sjelle reagimet dhe protestën e sotshme të studentëve. Përmes protestës që ka zgjatur rreth një orë ata thanë se institucioni drejtohet akoma nga ata studentë që tashmë kanë mbaruar studimet dhe se në ligj nuk lejohet kjo gjë dhe është e paprecedentë. Ata kanë parlajmëruar rëndesë të protestave në ditët e ardhshme.

Përpara fakultetit të tyre, të rinjtë thanë se kanë ezauruar të gjitha procedurat dhe etapat për të kërkuar këtë të drejtë, por ende mbetet e pafinalizuar, ndërsa vijojnë të jenë në krye të tij persona jashtë mandatit.

Një student tha: “Problemi qëndron se këto kanë 5 vjet që ja transferojnë njëri-tjetrit këshillat. Pak rëndësi kanë emrat, mua nuk më interesojnë emrat, mua më intereson institucioni. Është një institucion që përsa kohë është i pavarur duhet të organizohet për të përfaqësur studentët, ka dhe që kanë mbaruar shkollën dhe nuk e kuptoj se për kë lloj grup interesi zvarritet deri në këtë pikë.”

Në bazë të ligjit të arsimit të lartë, Këshilli studentor është një hallkë e rëndësishme për të rinjtë, ndaj zgjedhjet për të bëhën në një periudhë dy vjeçare dhe të zgjedhurit kanë si detyrim përfaqësimin e interesave të çdo studenti.