Ballina Bota Në panik/ Pulëbardha e hutuar godet murin pasi një qese patetinash i...

Në panik/ Pulëbardha e hutuar godet murin pasi një qese patetinash i kishte ngecur në kokë (Video)

Një pulëbardhë është kapur me një qese patetinash në kokë e cila përplaset me një mur duke tentuar ta heqë.

Krijesa e hutuar kur tentoi të fluturonte përfundoi duke goditur murin e një dyqani nga rruga.

Mesa duket pulëbardhës lakmitare i ka ngecur koka pasi ka futur kokën në qesen e patetinave për të kontrolluar nëse kishte ndonjë gjë brenda.

Personi i cili e filmoi pulëbardhën tha se nuk mundi ta ndihmojë shpendin pasi ajo rrihte krahët si e çmendur dhe përfundimisht fluturoi poshtë rrugës me qesen e patatinave ende në kokë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook