Ballina Sociale Nga mosha 12-16 vjeç është përdhunuar 43.200 herë: Nuk e dija që…

Nga mosha 12-16 vjeç është përdhunuar 43.200 herë: Nuk e dija që…

Një grua, e cila thotë se është përdhunuar 30 herë në ditë për katër vjet, tani është angazhuar për të udhëtuar nëpër botë për të ndihmuar të gjitha vajzat që shfrytëzohen dhe janë skllave seksi.

Karla Jacinto përshkroi mënyrën se si ajo u kap në industrinë e trafikimit seksuale të Meksikës, duke deklaruar se ajo u detyrua të kryente rreth 43.200 herë marrëdhënie seksuale në mes të moshës 12 dhe 16 vjeç.

Tani 24 vjeç, Jacinto ka vazhduar të tregojë historinë e saj në fjalimet publike në vende të ndryshme anembanë botës.

Në korrik ajo i tregoi historinë e saj Papa Françeskut në Vatikan gjatë një konference mbi skllavërinë moderne.

Qëllimi i saj është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mbrojë vajzat dhe djemtë në mënyrë që të mos vuajnë të njëjtin fat.

“Asnjëherë nuk e imagjinova se vajza që qëndronte në qoshe të veshur me takë të lartë, e cila konsiderohej prostitutë, do të ndihej kaq e fortë”, tha ajo për Projektin e Lirisë të CNN.

Vitin e kaluar, ajo foli se si u mashtrua nga një burrë më i madh në moshë duke i dhënë dhurata dhe duke i bërë xhiro me makina të shtrejnta kur ishte vetëm 12 vjec.

“Më duhej t’i mbyllja sytë në mënyrë që të mos shihja atë që po më bënin, kështu që nuk do të ndieja asgjë”.

Ajo u shpëtua gjatë një operacioni antitrafik, Jacinto ndërsa jeton jetën e saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook