Ballina Sociale Ngujimet e të rinjëve nëpër fshatra, fenomeni i gjakmarrjes akoma nuk është...

Ngujimet e të rinjëve nëpër fshatra, fenomeni i gjakmarrjes akoma nuk është shuar

Sipas kanunit të Lekë Dukagjinit përsa i përket gjakmarrjes , ende ky fenomen vazhdon akoma dhe nuk është shuar. Shumë statistika tregojnë se në zonat e thella të fshatrave të Shkodrës, Lezhës, Mirditës etj vazhdon ende ky relitet i hidhur. Por kur do të përfundojë ky fenomen i shëmtuar? Sa e sa shumë fëmije me deshirën për tu shkolluar dhë për të qenë si gjithë fëmijet e tjerë u mohet kjo e drejtë, çfarë padrejtësie është kjo që po u bëhet këtyre individëve. Dhe pse mediat e kanë perfolur shumë si fakt këtë shkak dhe janë drejtuar dhe qeverisë me sa shohim , ende nga shteti nuk është bërë asnjë udhëzim ligji për këtë parandalim.

Të rinjë por qoftë dhe mosha pak më të vjetra të mbyllura, në katër muret e shtëpisë i mohojnë vetes së tyre shumë të drejta nga çdo kush tjetër. Gjakmarrja duhet shuar mjaft më me këtë ralitet të hidhur dhe te ndrydhur shqiptar. Askush por askush nuk ka të drejtë të vrasë, apo te therë dikë, për një histori të shkuar. Gjeja më e mirë që duhet të bëjmë është ta parandalojmë këtë fakt dhe përsëri shteti të kthejë pak kokën nga ky fakt.

Për mediat është shprehur një djalë i ngujuar nga një fshat i thellë, i zonës së Shkodrës i cili ka thënë se do të donte të ishte si të gjithë moshatarët e tij. Të dilte , të luante me to te shkonte në shkollë, dhe të shkollohej njësoj si një fëmijë i denjë si të gjithë të tjerët. Duket se dita ditës ende shohim dhe dëgjojmë akoma për këto fakte, që ende të plogështojnë thellë dhe të bën të mendosh se ende rinia dergjet mes katër murëve , si të burgosur të pafaj që presin me padurim këtë mankth të mbarojë.

LEXO EDHE:  Çmimet e ujit në të gjithë vendin u rritën me 17% në 4-mujorin e parë të vitit 2017