Ballina Sociale Nuk ka “JO” këtu: 5 shenjat më këmbëngulëse të Horoskopit

Nuk ka “JO” këtu: 5 shenjat më këmbëngulëse të Horoskopit

Pesë shenjat më këmbëngulëse të zodiakut që nuk pranojnë kurrë “JO” si përgjigjie…
Shenjat e mëposhtme e kanë “jo-në” në fjalor, por kur kjo e fundit është përgjigjia e një pyetje apo kërkese, nuk pranohet!

Shumë mund t’ju quajnë këmbëngulës, disa kokëfortë, e jo pak të tjerë manipulues që brenda një kohe të shkurtër e shndërroni Jo-në në PO

Jeni të drejtëpërdrejtë, me qëllime të qarta dhe nuk tërhiqeni para asgjëje!

Nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme duhet të dini se jeni në grupin e kokëfortëve të zodiakut!

1. Kur një luan do të arrijë diçka, quajeni të mbaruar!
Sado e vështirë të duket, kjo shenjë e vendosur do të bëjë çmos që të bëjë të sajën atë që do.

Pa e kuptuar as këta vetë e as të tjerët, mendimi i luanit bëhet befas mendimi që prin një grup.

Përveç kësaj, ajo që ata synojnë është komunikimi i hapur dhe i sinqertë!

Nuk bëjnë lojra pas krahëve tuaja dhe përpiqen të mbeten pozitivë pavarsisht situatës.

Edhe nëse nuk pajtohet me mendimin e kundërt të dikujt tjetër, luani sërish do e respektojë.

2. Bricjapi mund të mos pranojë “jo” si një përgjigje, por ata janë shumë të mirë për ta thënë atë.
Ata dinë ta thonë “jo” në një mënyrë të sjellshme dhe të respektueshme në mënyrë që të tjerët të mos fyhen.

Kjo shenjë nuk vendos nevojat e të tjerëve përpara vetes, por këtë gjë nuk e bëjnë në mënyrë agresive.

Bricjapi është jashtëzakonisht i vendosur, kështu që nëse një “jo” është kundër tyre, ata do të bëjnë gjithçka që situata të shndërrohet në favorin e tyre.

3. Dashi, e si mund te mungonte…
Ata janë të lindur për të qenë të suksesshëm në çdo gjë që marrin përsipër.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Arrestohet burrë e grua në Arabi, ja arsyeja e "çuditshme"

Janë ambiciozë dhe punojnë për të arritur qëllimet e tyre.

Ndryshe nga shenjat e tjera, Dashi beson tek fuqitë që zotëron dhe di si t’i përdorë ato.

Njerëzit e një shenje të tillë do të luftojnë gjithnjë për atë çfarë duan, edhe nëse kjo do të thotë të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë.

Një “jo” nuk e ndalon asnjëherë një dash të bëjë atë që do.

Dashi nuk kërkon miratimin tuaj, ndaj pyetjet që do t’ju bëjë do të jenë gjithmonë retorike, sepse cilado qoftë përgjigjia juaj ata do bëjnë çfarë të duan.

4. Demi
Demi është jashtëzakonisht i durueshëm, ndaj kjo shenjë do të presë pa më të voglin problem derisa përgjigjia juaj të shndërrohet në PO !

Ata janë kokëfortë dhe të vendosur dhe nuk ndalen para asgjëje.

Megjithatë nuk të vendosin kurrë në pozitë të vështirë, sepse nëse personi tjetër nuk ka përgjigjie tjetër veç JO-së, demi do e marrë atë që do në një mënyrë tjetër.

5. Akrepi
Një Akrep do t’ju dëgjojë me vëmendje atë tek ju i thoni “jo” dhe arsyet përse, por kjo nuk do t’i pengojë ata të bëjnë atë që duan gjithsesi.

Ata mund të përpiqen t’ju manipulojnë dhe mund të thurin plane në mendjen e tyre, ndaj duhet të keni kujdes me këtë shenjë/ Living