Ballina Bota Nuk i ndizet makina, hap kofanon por habitet se kë gjen brenda...

Nuk i ndizet makina, hap kofanon por habitet se kë gjen brenda (FOTO)

Një grua në Brazil pasi bëri shopingun, hipi në makinë për të shkuar në shtëpi, por makina nuk i ndizej.

Lidiane Braga Carlos, gruaja braziliane hapi kofanon për të parë problemin që kishte në motor.

Por sapo ka hapur kofanon ka mbetur e surprizuar, kur ka parë brenda saj një këlysh qeni të ngecur në motor.

Gruaja postoi foton në “Facebook” duke bërë kështu dhe xhiron e web. Gruaja e shoqëroi foton me një apel për të gjetur një padron për këlyshin pasi ajo vetë nuk kishte shumë hapësirë.