Ballina Bota I nxehti në Gjermani fut fabrikat në krizë për shishe birre

I nxehti në Gjermani fut fabrikat në krizë për shishe birre

Gjermania po përvëlohet duke shënuar temperaturat më të larta të saj që kur regjistrimi i të dhënave ka nisur në 1881 dhe birraritë kanë shënuar si rezultat një bum shitjesh.

Qershori ishte 2.4 gradë celsius më i nxehtë se mesatarja ndërsa korriku 3.3 gradë celsius më i nxehtë, dhe birra e ftohtë, është e shumëkërkuar.

or, suksesi në shitje, po i vendos fabrikat e birrës nën presion, pasi shumë prej tyre tani nuk kanë më shishe…Birraritë i kanë bërë apel njerëzve të kthejnë shishet bosh sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ato të arrijnë të përballojnë furnizimin.

Shishet e qelqit, të përdorura nga shumë fabrika birre, kanë një depozitë të vogël për to në gjermani dhe konsumuesit e birrës pritet që ti kthejnë prapa në dyqan kur të marrin sasinë tjetër. Kanoçet që përdoren në pjesën tjetër të botës janë, janë më pak të zakonshme dhe shumë birrari përdorin shishet me etiketa që janë të vështira të zëvendësohen.

“Na duhet ndihma juaj. Moti i nxehtë plus shumë birrë është e barabartë me shumë etje”, shkruante në faqen e saj të Facebook-ut një prej prodhuesve gjermanë.

Temperaturat kanë shënuar rekorde të reja në gjermani këtë vit me 39.2 gradë celsius të regjistruara të martën në qytetin lindor Bernburg.

Parashikuesit thonë se rekordi i të gjitha kohërave në gjermani, 40.3 gradë celsius, mund të thyhet këtë javë. Por, moti i nxehtë ka qenë i mirë për industrinë që ishte përgatitur për një sezon të vrullshëm gjatë kupës së botës, para se gjermania të rikthehej papritur në shtëpi gjatë fazës së grupeve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  INSTAT publikon shifrat e frikshme për trejmujorin e parë të 2018: Rritet numri i vrasjeve, më pak grabitje