Ballina Kryesore “Pird*uni me këto broçkulla…”, ‘shpërthen’ vajza e Dritan Hoxhës, ja mesazhi goditës...

“Pird*uni me këto broçkulla…”, ‘shpërthen’ vajza e Dritan Hoxhës, ja mesazhi goditës që ka

Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha ka bërë një postim të gjatë dhe domethenës me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas.

Ajo ka folur për nënën e saj pas humbjes së babait të tyre, Dritan Hoxhës. Në mesazhin e saj goditës ajo u drejtohet të gjitha vajzave të reja dhe grave që ia dalin vetë në jetë, si dhe u është përgjigjur të gjithë atyre që thonë se ajo dhe familja e saj janë aty ku janë falë babait të saj.

Duke u shprehur se ndihet krenare që është e bija e Dritan Hoxhës, ajo këmbëngul në kontributin e nënës së saj.

“Që në moshë të vogël, na kanë mësuar se duhet të gjejmë princin tonë dhe se pa të jemi të paplota. Shoqëria jonë na ka indoktrinuar në mendje se vajzat e vogla nuk ia dalin dot në këtë botë pa ndihmën e një burri. Epo, kjo mund të mos ketë shumë rëndësi, por unë jam këtu për t’ju thënë që të pirdhen me këto broçkulla. Gjatë gjithë jetës sime si e rritur më kanë thënë se jam këtu ku jam dhe po ia dal prej babait tim. Ndonëse jam e nderuar që jam e bija e tij dhe e njoh impaktin e madh që ai ka pasur në jetën time, unë isha 14 vjeçe kur ai vdiq. Dhe ndonëse e kam falenderuar gjithë jetën për gjithçka, kam harruar gjatë rrugës se në fakt ne ia kemi dalë vetë përgjatë këtyre 10 viteve. Nëna ime, dy motrat e mia dhe unë kemi luftuar shuëm gjëra për të qenë këtu ku jemi sot dhe për t’ja dalë të vetme edhe kur na thoshin se nuk ishim të zonjat mjaftueshëm, sepse ne ishim gra dhe na duheshin disa burra me kostume që të na merrnin seriozisht. Ndaj sot u përulem atyre. Nëna ime rriti katër fëmijë dhe po mban një perandori në shpatullat e saj. Motra ime ka krijuar familjen e saj dhe është një prej nënave më të mira që kam parë ndonjëherë ndërkohë që ende ia del t’u përmbahet afateve për të përfunduar shkollën e drejtësisë për të ndjekur ëndrrat e saj. Dhe motra ime e vogël  do të jetë padyshim një grua e fortë që nuk do të vihet përfund nga asnjë burrë. Ndërsa unë, jamë thjesht krenare që të them se i njoh këto gra dhe kam jetuar me to. Nëse je një grua që po ia del e vetme, jam krenare për ty. Dhe nëse je një vajzë e vogël që po e lexon këtë, dua të të them se nëse e respekton mjaftueshëm veten tënde, do ia dalësh më së miri!”, ka shkruar Lori në postimin prekës dhe tepër domethënës të postuar në Instagram.

 

we’ve been taught from a young age that we need to find our prince, that without him we’re incomplete. Our society has indoctrinated in our brains that little girls cannot make it in this world without the help of a man. Well it might not count as a lot, but I’m here to tell you to f*ck that bullshit. I’ve been told my whole adult life that I’m only here and I’m only striving because of my father. Although I am honored and humbled to be his daughter and know his huge impact in my life, I was fourteen when he passed away. And while I have been thanking him my entire life for everything, I have forgotten in the way that we did make it on our own in these ten years. My mother, two sisters and I have fought through everything to be here today and make it on our own even when we were told we weren’t good enough, because we were women and we needed some men in suits to be taken seriously. So today I praise them. My mother raised four kids and is keeping an empire on her shoulder, my sister built her own family and is one of the best mothers I have ever met while still meeting deadlines to finish law school and follow her dreams, and my baby sister will no doubt be a strong, powerful woman who won’t be put down by no man. And me, I’m just proud to say that I know these women and lived with them. If you’re a woman making it on your own, I am proud of you. And if you’re a little girl reading this, I want you to know that if you respect yourself enough, you’ll do great!

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook