Ballina Sociale Prindër, këto janë fjalitë që duhet t’i thoni fëmijëve për t’i bërë...

Prindër, këto janë fjalitë që duhet t’i thoni fëmijëve për t’i bërë të suksesshëm

Në një botë që mund të jetë e frikshme për ta, ju duhet të siguroheni t’i bëni të ndihen mirë.

Gjithashtu, do kenë edhe më shumë besim te vetja e tyre, gjë që do i ndihmojë në të ardhmen të jenë të suksesshëm.

Nuk duhet të harroni t’i thoni, sipas ekspertëve pikërisht këto 3 fjali.

1. Ju jeni  gjëja më e mrekullueshme në planet
Duke i thënë këtë gjë, do e bëni të ndihet më mirë dhe komplekset do i pakësohen. Madje, edhe t’i thoni se janë të mrekullueshëm çdo ditë. Në këtë mënyrë, fëmija juaj do ketë edhe më shumë vetbesim dhe këtë gjë do e reflektojë edhe te të tjerët. Mos mendoni se do i rritet mendja, përkundrazi do ndikojë pozitivisht.

2. Ju keni mundësi për të bërë gjëra të bukura
Prindërit duhet t’i vlerësojnë fëmijët e tyre, duke i thënë që ata kanë mundësi për të bërë gjëra të bukura. Më saktësisht: Ju keni lindur për të bërë gjëra me vlerë. Kështu, fëmija juaj do guxojë për të bërë ndonjë gjë. Edhe nëse rezultati nuk është i mirë, sërish prindërit duhet t’i japin zemër dhe mos t’i vënë në pah dështimin.

3. Mendja juaj është e bukur
Një nga gjërat që prindërit duhet t’i thonë fëmijëve të tyre është se mendja ka një rol kryesor në jetë. Duke i thënë se e kanë edhe mendjen e bukur, do i bëni të mos i vlerësojnë gjërat vetëm nga pamja e jashtme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook