Ballina Kuriozitet Shikoni çfarë tregojnë gjestet tona të përditshme

Shikoni çfarë tregojnë gjestet tona të përditshme

Nëse është e vërtetë se fjalët shprehin shumë për atë që ne jemi dhe për atë që mendojmë, është e vërtetë që dhe shikimet dhe lëvizjet mund të sjellin informacione të cilat me fjalë vështirë se i kupton. Të ulësh shikimin ndërsa flisni, të prekësh flokët, të qëndroni me këmbë të kryqëzuara dhe shumë gjeste të tjera kanë të gjitha një kuptim. 

Çfarë na tregon fytyra

Të prekim flokët është një kërkim i dukshëm për vëmendje përmes feminilitetit, por t`i lëvizësh dhe të luash me to është një gjest i pavetëdijshëm i shumë femrave të cilat e përdorin këtë për t`u qetësuar dhe për të fituar më shumë siguri në momente tensioni. Të kafshosh buzët është një gjest spontan kur jemi të ndrojtur apo nën stres dhe kontakti me buzët ndihmon për të shkarkuar tensionin. Të përplasësh qepallat mund të jetë një sinjal ndrojtjeje ose një refuzim për atë që kemi përballë dhe po shikojmë.

Çfarë komunikon trupi

Të mbash këmbët e kryqëzuara, tipike një qëndrim për femrat, tregon dëshirën për t`u larguar nga bota e jashtme, të qëndrosh ulur në këtë mënyrë ndihmon të ndjeheni më të mbrojtur dhe psikologjikisht më të kthjellët. Të ecësh me hap të shpejtë tregon për një person të vendosur që di mirë cilët janë objektivat për të arritur. Të lëshosh peshën e trupit nga njëra këmbë tek tjetra tregon që po jetoni një ankth. Të flisni gjithmonë me duar tregon për një karakter dinamik, por është e rëndësishme që gjestet të jenë me kuptim për atë që po flisni. Të kafshoni thonjtë dhe lëkurat tregon një nivel të lartë stresi.