Ballina Aktualitet Shqipëria, vendi me shpenzimet më të ulëta në Europë për argëtimin dhe...

Shqipëria, vendi me shpenzimet më të ulëta në Europë për argëtimin dhe kulturën

Shqipëria ka mundësi të kufizuara të burimeve buxhetore në krahasim me vendet të tjera europiane, por kur vjen puna për mënyrën se si ndahen fondet, disa sektorë vuajnë pasojat e mungesës së vëmendjes së qeverisë për financime. I tillë është sektori i kulturës dhe argëtimeve në përgjithësi.

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016 vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 1 për qind të PBB për argëtimin dhe kulturën, ndërsa sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Shqipëria shpenzoi vetëm 0.4% të PBB-së për sektorin në fjalë.

Shpenzimet e qeverisë së përgjithshme për rekreacion, kulturë dhe religjion në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2016, ishin të pandryshuara nga viti 2015. Në eurozonë, kjo shifër ishte pak më e lartë (1.1%).
Sipas EUROSTAT shpenzimet totale për çështjet e argëtimit dhe kulturës në BE shkojnë për objektet kulturore dhe lehtësirat për shërbimet fetare dhe të tjera të komunitetit si, bibliotekat, muzetë, teatrot, shërbimet e transmetimit.

Në vitin 2016, shtetet anëtare me shpenzimet më të larta në të argëtimit dhe kulturës në raport me PBB-në ishin Hungaria (3.3%), Estonia (2.1%), Kroacia dhe Danimarka (1.8%). Në krahun tjetër Shqipëria me 0.4%, Mbretëria e Bashkuar (0.5%), Mbretëria e Bashkuar (0.6%), pasuar nga Greqia, Italia dhe Portugalia (të gjitha 0.8%), ishin vendet me shpenzimet më të ulta në këtë zë.

Struktura e shpenzimeve të kulturës dhe argëtimit u dominua nga shpenzimet për shërbimet kulturore që ishin 0.3 për qind e PBB të ndjekura nga shërbimet e transmetimit dhe botimit me 0.2% dhe ato për shërbimet fetare me 0.1 % të PBB-së.

Në vitin 2016, shpenzimet e përgjithshme publike të BE-28 u ulën në 46.3% të PBB-së, ndërsa ato ishin 2015 ajo arrinte në 47.0% të PBB-së.
Bazuar në të dhënat më të fundit të disponueshme, shpenzimet për “mbrojtje sociale” zënë 41.2% e shpenzimeve totale, shëndetësia’15.3% të shpenzimeve totale, që përbënin 19.1% dhe 7.1% përkatësisht të PBB-së, arsimi zë 12.9% të shpenzimeve totale ose 6.0% të PBB-së.

LEXO EDHE:  Digjen dy makina në Vlorë, çfarë dyshon policia (Foto)