Ballina Sociale Si duhet të silleshin gratë ndaj burrave në 1955-ën, kuptoni se sa...

Si duhet të silleshin gratë ndaj burrave në 1955-ën, kuptoni se sa të diskriminuara ato kanë qenë gjithmonë

Ështe shume interesante të mësojme vazhdimisht sesi disa zakone të së shkuarës në fakt edhe pse në vite shumë larg 2018, janë në kontekst shumë të përafërta. Megjithatë, ka edhe nga ato zakone për të cilat mund të zgurdullosh sytë dhe të thuash më vete; “Me të vërtetë dukej krejt normale kjo gjë atëherë??”

Në 1955, një revistë mujore e quajtur “Housekeeping” (ose në shqip, të mbash shtëpinë) publikoi një guidë sesi gratë shtëpiake duhet të vepronin në mënyë të tillë që të kondiseroheshin gra të mira për bashkëshortët e tyre dhe nëna të mira për femijët.

“Më poshtë i gjeni të renditura, vëreni se në sa prej tyre e shihni veten të përfshirë edhe sot!

  1. Darka duhet të jetë gjithnjë gati. Duhet ta planifikosh këtë të fundit një natë më përpara ne menyrë që në momentin që burri vjen në shtëpi ai ta gjejë të shtruar darkën. Të përgatiturit paraprakisht të vaktit, i tregon bashkëshortit se ju jeni e kujdesshme dhe e keni gjithnjë në mendje ta kënaqni burrin tuaj.
  2. Gatuani pjatën e tij te preferuar. Kur burrat vijnë në shtepi, në shumicën e rasteve për shkak të angazhimit në punë ata vijnë vërtetë të uritur. Kjo do të thotë se jo vetem që darka duhet të jetë e përgatitur me kujdes dhe e shtruar në tavolinë, por ajo duhet të jetë e mirë dhe e bollshme edhe në përmbajtje. Gatimi i pjatavë të preferuara të burrit tuaj është e nevojshme për ta bërë të mundur këtë.
  3. Rregulloni paraqitjen tuaj përpara se burri juaj të vijë në shtëpi. Përgatituni. Merrni 15 minuta kohë për të fjetur pak gjume që të jeni e freskët kur ai të hyjë në shtëpi. Vendosni pak make-up dhe mundësisht vendosni një fjongo në flokë. Ai është lodhur së vëzhguari njërëz me veshje pune gjatë ditës, ndaj duhet të qetësojë sytë më një pamje më fëmijënore tuajën!
  4. Behu më lozonjare dhe interesante për atë. Mos harroni që dita e bashkëshortit tuaj mund të ketë qënë vërtetë e mërzitshme dhe është detyra juaj që t’i ngrini atij humorin në këto rastë.
  5. Rregulloni çdo rrëmujë të mundshme. Bëni një kalim të përgjithshëm rreth e përqark shtëpisë përpara se ai të vijë dhe sigurohuni që gjithcka është në vendin e duhur.
  6. Në muajt e ftohtë, sigurohuni që të ndizni zjarrin e të krijoni ambjent të ngrohtë përpara ardhjes së burrit tuaj në shtëpi. Kjo do ta bëjë at të ndihet mire dhe do tju shpërblejë me anë të komplimentave. Ju do të ndiheni dhe vetë shume mirë.
  7. Bëni gati femijët. Lani duart dhe ftyrën e femijëve tuaj, ose dhe gjithë trupin nëse është e nevojshme. Gjithashtu ndërroni vazhdimisht rrobat e tyre.
  8. Kur burri juaj të vijë në shtëpi, sigurohuni që fëmijët të sillen sic duhet. Ata nduhet të minimizojnë zhurmat si dhe ju duhet të kujdeseni të eleminoni zhurma të tjera që mund të vijnë nga lavatriçja, fshesa me korent apo sende të ngjashme.
  9. Lumturohuni kur ta shihni bashkëshortin të hyjë në derë. Mirëpriteni me një buzëqeshje të ngrohtë dhe tregoni se jeni e dëshiruar ta bëni atë të ndihet mire. Gjithashtu mos harroni ta dëgjoni me kujdes.
  10. Mund të kesh 100 gjëra për ti thënë, por sapo ai ka ardhur në shtëpi nuk është momenti i duhur për ta bërë këtë. Prisni të flasë ai i pari dhe mos harroni se temat e diskutimit që hap ai, janë më të rëndësishme se tuajat.
  11. Dhurojini burrit tuaj një mbrëmje të qetë. Mos u anko nësë ai vjen vonë në shtëpi ose nësë zgjedh të dalë pa ju marr juve me vete. Përkundrazi, mundohuni ta kuptoni botën e tij dhe nevojën që ai ka për të patur një ambjent të qetë në shtëpi.
  12. Rregulloni jastikun ku ai do shtrihet dhe ofrohuni ti hiqni këpucët. Flisni qetësisht duke përdorur një intonacion të ëmbël.
  13. Mos pyesni më tepër dhe as mos kundërshtoni vendimet e burrit tuaj. Mbani mend se ai është shtylla e shtëpisë dhe ka të drejtë në vendimmarrje.
  14. Kur ai bëhët gati të shtrihet, ofrojeni një pije të ngrohtë.
  15. Një grua e mirë e di gjithjë vendin e saj…”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  A e dini se çfarë i ndodh trupit nga mungesa e seksit? 5 fakte të frikshme që do ju bëjnë të mendoheni mirë...