Ballina Sociale Striptisti rrëfen tmerrin e 8 Marsit: Ja ç’më punuan femrat e dehura

Striptisti rrëfen tmerrin e 8 Marsit: Ja ç’më punuan femrat e dehura

 

Një sërë fotosh dhe video qarkulluan edhe këtë vit nga çmenduritë që bën gratë dhe vajzat për 8 Marsin, teksa dolën në mbrëmje klubeve për të festuar.

“Kur ngjiten në skenë është shumë errësirë dhe nuk e dallon dot se sa të dehura janë”, ka thënë striptisti që e ka parë veten disa herë në vështirësi gjatë shfaqjeve.

Britaniku Lotan Carter ka thënë për televizionin ITV se është kafshuar dhe gërvishtur shumë herë nga femrat e dehura në skenë, në mënyrë abuzive.

Ai bën thirrje që keqtrajtimi i striptistëve meshkuj duhet të merret po aq seriozisht sa ai i femrave: “Po të prekeshin femrat ashtu si preken striptistët meshkuj, do të ishte bërë nami”, thotë ai.

LEXO EDHE:  DOSSIER/ Rrëfimi i nipit: Momentet e fundit të Ahmet Zogut, si u dhunua varri i Mbretit nga spiuni Hasan Luci

Shumë gra në Britaninë e Madhe u mblodhën nëpër klube për 8 Mars, dhe niveli i tepruar i alkoolit çoi deri në dhunë.

Në një klub në Middlesbrough u desh ndërhyrja e policisë për të ndarë një sherr që kishte nisur teksa pjesëmarrëset po shijonin shfaqjen me striptistë meshkuj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook