Ballina Sociale STUDIMI/ 1 në 10 fëmijë jeton me një vakt në ditë, ja...

STUDIMI/ 1 në 10 fëmijë jeton me një vakt në ditë, ja kush është zona më e kequshqyer në Tiranë

Nga: Erjon Skendaj
Në Shqipëri ka fëmijë të vegjël që jetojnë me një vakt ushqim në ditë, e thënë kjo nga vetë goja e tyre.

Dhe nuk është fjala për një e dy por për 80 fëmijë në 800 të intervistuar, pjesë e një studimi shkencor të realizuar nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Studimi është shtrirë në 15 shkolla fillore në Tiranë dhe në rrethina dhe në të janë përfshirë ekspertë të drejtorisë ARRSH tiranë.

Më rëndë situata paraqitet në shkollën ‘100 vjetori’ në Kamëz ku numri i fëmijëve të keq ushqyer përllogaritet shumë më i lartë se në shkollat e tjera kjo e ndikuar nga niveli i ulët ekonomikë të familjeve që më së shumti jetojnë me ndihmë ekonomike.

Niveli i lartë i kequshqyerjes kryesisht në zonat rurale reflektohet edhe në treguesit e dobësisë trupore ku 19% e fëmijëve janë diagnostikuar nën peshë.

Për ekspertët e ASHR, qëllimi i studimit është zbulimi i hershëm i problematikave më bazike të shëndetit tek kjo grupmoshë ku janë vënë re probleme të theksuara të shikimit në 3 deri 4 përqind e kampionit të përfshirë në studim.

I njëjti studim nxjerr në pah lirinë e tepruar dhe mungesën e kujdesit prindëror ndaj fëmijëve në aksesin ndaj kompjuterit dhe televizionit ku 1 e katërta e tyre thonë se shikojnë të vetëm televizor në dhomën e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook