Ballina Kuriozitet Studimi: Gratë janë më altruiste se burrat, gati të dhurojnë edhe veshkat...

Studimi: Gratë janë më altruiste se burrat, gati të dhurojnë edhe veshkat për ta

Gratë janë më shumë të predispozuara të dhurojnë një veshkë sesa të marrin një të tillë.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i bërë nga ekspertët në Berlin, i cili zbuloi se dy të tretat e të gjithë donatorëve të gjallë të veshkave janë gra.

Në fakt ato vet kanë më shumë gjasa të vuajnë nga fazat më serioze të sëmundjes kronike të veshkave.

Një studim i normave të donacionit në të gjithë Evropën gjeti se 66 për qind e dhurueseve janë femra.

Studimi zbulon se edhe brenda çifteve të martuara ekziston një pabarazi e madhe. Kjo pasi të dhënat e marra në shqyrtim zbuluan se 36 për qind të grave janë të gatshme ti dhurojnë një veshkë burrit të tyre.

Por vetëm 6.5 për qind e tyre janë klinikisht të përshtatshme për ti dhënë organin bashkëshorteve të tyre.

Sipas studiuesve gratë më shpesh i miratojnë donacionet e veshkave për shkak të përgjegjësisë sociale dhe altruizmit.

Të dhënat, të publikuara për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Ditën Botërore të Veshkave, vijnë kur Shërbimi Shëndetësor në Angli (NHS) paralajmëron rënien e numrit të donacioneve të veshkave.

Numri i donatorëve është ulur, me vetëm 990 donatorë në 2017, një rënie prej 10 për qind. Aktualisht 4,960 njerëz presin ti nënshtrohen transplantit të veshkave në Angli.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook