Ballina Sociale Studimi jep rezultatin befasues: Ja çfarë iu ndodh grave e vajzave që...

Studimi jep rezultatin befasues: Ja çfarë iu ndodh grave e vajzave që përpiqen të jetojnë si burrat!

Mijëra gra britanike po vdesin të reja sepse po përpiqen të adaptojnë stilin e jetesës së pashëndetshme që po bëjnë burrat, paralajmëruan ekspertët mbrëmë.

Një studim zbuloi se Britania e Madhe ka shkallën e katërt më të lartë të vdekjeve të parakohshme për gratë në vendet e pasura Perëndimore. Vdekjet janë nga diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e mushkërive.

Një grua 30 vjeçare në Britani ka 9% shans të vdesë në moshën 70 vjeçare nga një prej këtyre sëmundjeve – kryesisht nxitur nga pirja e duhanit, pirja e alkoolit dhe shëndeti i tepërt.

Ndërkohë në SHBA, Holandë dhe Danimarka shifrat janë më keq.

Autorja e studimit Majid Ezzati, një profesoreshë në Kolegjin Imperial në Londër, tha se barazia sociale do të thotë mënyrë jetese jo të shëndetshme, domein kryesisht i burra që tani po vënë në rrezik dhe gratë

“Nëse gratë do jetojnë si burrat ata do të vdesin si ata” tha ajo.

Për burrat britanikë, vdekja e hershme nga një sëmundje është më e lartë se ajo për gratë – 13 %- ndërsa për vendet e tjera kjo është edhe më e rëndë.

Muajin e kaluar një studim në Britani zbuloi se gratë tani pijnë alkool aq sa burrat.

Profesori thotë nëse sjellja do të jetë e njëjtë atëherë do të vdesin aq gra sa dhe burra.