Ballina Kryesore Të lexuarit në telefona po na ndryshon jetën dhe është një kërcënim

Të lexuarit në telefona po na ndryshon jetën dhe është një kërcënim

Në udhëtimin tuaj të ardhshëm shikoni rreth e përqark vetes tuaj. IPadi është biberon i ri për bebet dhe fëmijët vegjël.

Fëmijët në moshën shkollore lexojnë tregime në smartfonët e tyre; djemtë pak më të mëdhenj përplasin kokën tek videogame-t. Prindërit dhe pasagjerët e tjerë lexojnë në Kindle ose gërmojnë një tufë emaile-sh dhe lajmesh.

Në mënyrë të pavetëdijshëm për shumicën prej nesh, një transformim i padukshëm dhe thelbësor lidh çdokënd prej njerëzve të përshkruar më sipër: qarku nervor që karakterizon aftësinë e trurit për të lexuar është duke ndryshuar në një mënyrë të imët dhe të shpejtë – një ndryshim me implikime për të gjithë, që nga fëmijët e vegjët, që ende skanë filluar të lexojnë, deri tek të rriturit ekspert.

Siç bëjnë të qartë punimet shkencore në neuroshkencë, më shumë se 6.000 vjet më pare, aftësia njerëzore për të lexuar kërkonte ekzistencën e një qarku (neurologjik) të ri në trurin e specieve tona.

Ky qark ka evoluar nga një mekanizëm shumë i thjeshtë për dekodimin e informacionit bazë, si numri i dhive në tufën e dikujt, deri tek truri lexues tejet i elaboruar i ditëve tona.

Hulumtimi im shkencor përshkruan se si truri aktual i aftë për të lexuer (që ne zotërojmë) mundëson zhvillimin e disa prej proceseve tona më të rëndësishme intelektuale dhe afektive: dijen e brendësuar, arsyetimin analog dhe konkluzionet logjike; përvetësimin e një perskpektive dhe empatinë; analizën kritike dhe gjenerimin e arsyetimeve të mprehta.

Në ditët tona, hulumtimet që shfaqen në shumë pjesë të botës paralajmërojnë se secili prej këtyre proceseve thelbësore “të leximit të thellë” (deep reading) mund të jetë nën kërcënim ndërsa shkojmë drejt mënyrave të leximit me bazë digjitale.

LEXO EDHE:  Nëndetësja robot bën zbulimin më të rëndësishëm në histori, atë të "Holy Grail", anija ku gjenden miliarda dollarë flori