Ballina Sociale Thirrja e 75-vjeçarit live në emision: Zhdukni celularët, jepuni fëmijëve një zanat…

Thirrja e 75-vjeçarit live në emision: Zhdukni celularët, jepuni fëmijëve një zanat…

Një 75-vjeçar ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë brezin e ri dhe prindërit në emisionin e mëngjesit në “Report Tv”.

“Zhdukni celularët, se i shkatërruan fëmijët”, ishte thirrja e ish-minatorit, i cili tha se kishte punuar 25-vite në minierë.

“Jepuni fëmijëve një zanat, se i morët në qafë”, shtoi më tej i moshuari.

Përveç aspekteve pozitive, teknologjia ka sjellë edhe mjaft efekte negative, sidomos në brezin e ri.

Një nga problemet më të mëdha që ka shkaktuar teknologjia është varësia ndaj internetit si dhe shpenzimi i një kohe mjaft të gjatë përpara ekranit.

Kjo gjë ka sjellë që numri i të rinjve që preferojnë të marrin një zanat, të ulet në mënyrë drastike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook