Ballina Kryesore Më trego në cilin gisht e vendos unazën, të të them se...

Më trego në cilin gisht e vendos unazën, të të them se çfarë personi je

Çdo person mund të mbajë një unazë në gisht, madje edhe në disa.

Kjo bazohet në atë se preferencat e njerëzve janë aq të ndryshme sa edhe vet njerëzit.

Edhe dëshirat për ta vënë unazën në gisht ndryshojnë.

Këtu do të paraqesim domethënien e vënies së unazës në gishta:

Gishti i madh – paraqet logjikët dhe fuqinë e vullnetit, kujdeset për personalitetin dhe kontrollon veprimet. Megjithatë është simbol i fuqisë si dhe mendimeve te pavarura dhe lirisë.

Gishti tregues Paraqet nevojën për të arritur ego dhe krijim të autoritetit. Vlen të ceket se mbretërit mbanin unaza në gishtin tregues – Pasi që mendohej se ky gisht ishte shumë i fuqishëm.

Gishti i mesëm Është i lidhur me qëllimin e jetës. Njerëzit që mbajnë unazë në këtë gisht, zakonisht kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes.

Gishti i unazës Paraqet lidhjen me zemër, pasi thuhet se ky gisht është i lidhur me arterien e cila kalon në zemër.

Gishti i vogël paraqet siguri në biznes dhe lidhje personale. Është shenjë që personi dëshiron ta tërheqë vëmendjen e të tjerëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook