Ballina Sociale VIDEO/ Këngëtarja e famshme heq dorë nga Katolicizmi, konvertohet në Islam

VIDEO/ Këngëtarja e famshme heq dorë nga Katolicizmi, konvertohet në Islam

Këngëtarja irlandeze me famë botërore, Sinead O’Connor, ka zbuluar se ajo ka hequr dorë nga katolicizmi dhe është konvertuar në Islam, duke marrë emrin e ri “Shuhada ‘Davitt”.

O’Connor, i cila vitin e kaluar e ndryshoi emrin e saj ligjërisht në Magda Davitt, tha se ajo e kishte braktisur kishën katolike bëri të ditur në një mesazh për fansat e saj në Twitter.

51-vjeçarja u pagëzua më parë nga një prift i një sekti katolik i shkëputur, Kisha Katolike Ortodokse dhe Kisha Apostolike Irlandeze, në fund të viteve 1990.

Por në një seri të mesazhet fundit, këngëtarja nga Dublini, zbuloi se ajo kishte hequr veshjen klerike për hixhabin dhe është bërë muslimane.

“Kjo është për të njoftuar se unë jam krenare, që jam bërë një muslimane. Ky është përfundimi i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent. Të gjitha studimet e shkrimeve të shenjta të çojnë në Islam. Gjë që i bën të gjitha shkrimet e tjera të shenjta të tepërta. Do të kem një emër i ri. Ai do të jetë Shuhada”.

Muzikantja vazhdoi të postojë një video të vetes, duke kënduar Adhanin – thirrjen islame në lutje.

“Kjo video është përpjekja ime e parë për të kënduar Ezanin”, shkruante ajo. “Kam marrë ndonjë gabim në prononcim, sepse emocionet më kanë bërë punën e tyre…, por do të ketë qindra të tjerë, që do të vijnë në skenë”.

Në një tjetër mesazh, ajo shtoi: “Më falni për të gjitha gabimet gjatë këndimit të Ezanin tim …. përpjekja e parë. Kur ta kem praktikuar 30 herë, do të bëj që bota të ndalojë…”.

O’Connor gjithashtu zbuloi, se ajo kishte veshur Hixhabin e saj për herë të parë me ndihmën e një mikeje në Dublin.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Prej saj janë ekzekutuar miliona njerëz në të gjithë botën, shihni si funksionon arma e famshme AK-47