Ballina Kryesore VIDEO/ “Lamtumirë titull”, ç’po ndodh me Real Madrid? Villareal fundos galaktikët në...

VIDEO/ “Lamtumirë titull”, ç’po ndodh me Real Madrid? Villareal fundos galaktikët në “Santiago Bernabeu”

Real Madrid konfirmon krizën. Pas humbjes me Barcelonën, dy barazimeve rradhazi me Celtën në kampionat dhe Numancian në ndeshjen e kupës, madrilenët janë mposhtur në “Santiago Bernabeu” nga Villareal.

Edhe pse krijuan më tepër mundësi shënimi, kampionët e Europës u thyen me rezultatin 0-1.

Goli i vetëm dhe i fitores për Villareal u shënua nga Pablo Formals në minutën e 87 të ndeshjes, pas daljes jo të studjuar mirë të Navas.

Kjo ndeshje konfirmon krizën që po kalojnë galaktikët, të cilët që pas humbjes 0-3 në El-Classico, kanë zhgënjyer mjaft me rezultate, duke i dhënë lamtumirë titullit kampion që në janar.

Pas kësaj ndeshje, e vlefshme për javën e 19 të La Ligës, madrilenët renditen në vendin e 4 me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona kryesuese, ndërsa me një pikë më pak se kampionët në fuqi të Europës renditen Villareal me 31 pikë.

Renditja e La Liga:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook