Ballina Kryesore VIDEO/ Rrëfimi prekës i shqiptarit që gatoi për Mbretëreshën e Anglisë

VIDEO/ Rrëfimi prekës i shqiptarit që gatoi për Mbretëreshën e Anglisë

SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin “Opinion”, shqiptari Ismet Shehu, i cili kur ka qenë student ka gatuar për mbretëreshën Elizabet të Anglisë, ndër të tjera ka rrëfyer historinë prekëse që e bëri atë të hapte restorant.

Shkak për hapjen e restorantin sipas tij, është bërë një ndërhyrje që ka bërë në zemër. Shehu tha se restorantin që ka aktualisht ja ka bërë dhuratë babit të tij për shkak se ky i fundit është ndier tepër në merak për të, pas kryerjes së operacioit në zemër.

“Emri ‘Ceren’ që i kam vendosur restorantit është vendlindja e babait tim në Mal të Korabit. Këtë restorant ja bërë dhuratë babait tim sepse unë kam kryer një operacion në zemër dhe babi nuk ishte i pranishëm. Këtë restorant e ka bërë dhuratë vetëm për babin për t’i dhënë kurajo e për t’i treguar që unë jam mirë”, u shpreh Ismeti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook