Ballina Aktualitet VIDEO/ Vajza përdhunohet, prindërit duan ta çojnë në jetimore. Ja përgjigja e...

VIDEO/ Vajza përdhunohet, prindërit duan ta çojnë në jetimore. Ja përgjigja e psikologeve…

Fëmijët kanë qenë në fokus të emisionit “Fol me psikologen”. Problematika të ndryshme janë trajtuar nga psikologia Ervisa Lula dhe e ftuara e saj Lorela Garuli.

Rasti më i vështirë ka qenë ai i një vajze, e cila është shtatzënë si pasojë e përdhunimit dhe prindërit insistojnë që fëmijën të mos e mbajë, por ta çojnë në jetimore.

Nëna e një 2-vjeçari ka marrë këshilla të drejtpërdrejta se çfarë mund të bëjë me djalin i cili ende nuk flet, një tjetër grua është këshilluar se çfarë mund të bëj me vajzën e saj e cila dëshiron të flejë në shtratin e prindërve duke shkaktuar ftohje mes çiftit.