Ballina Sociale Zbulohet vendimi i Komisionit Europian, çfarë do të ndodhë me ndryshimin e...

Zbulohet vendimi i Komisionit Europian, çfarë do të ndodhë me ndryshimin e orës

Ndryshimi i fundit i orës do të jetë në mars të vitit 2019, dhe pastaj çdo shtet anëtar i BE-së do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me kohën verore apo me atë të dimrit.

Komisioni i Bashkimi Evropian propozoi që t’i jepet fund ndryshimit të orës në muajt veror dhe dimëror të shteteve anëtare të BE-së.

Kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker, në adresimin e tij, njoftoi rreth propozimit të rregullores së ndryshimit të aplikimit të orës verore dhe dimërore që është duke u zbatuar aktualisht.

Sipas kësaj, shtetet anëtare të BE-së, që nga viti 2019 nuk do të zbatojë orën verore dhe do të kalojë në një llogari të vetme.

Vendet anëtare në prill të vitit 2019 do të vendosin për një llogaritje të vetme, verore ose dimërore.