Sociologu i njohur Ergys Mërtiraj ka reaguar ashpër ndaj moderatorit Ermal Mamaqi, pas vendimit të këtij të fundit për të ftuar këtë të shtunë kryeministrin Rama në emisionin e tij.

Mërtiraj e cilëson moderatorin e njohur si “sapunin e zhulit të fytyrave të korrupsionit në Shqipëria”.

Nga Ergys Mërtiraj
Për të disatin vit rradhazi, Ermal Mamaqi hap dyert e emisionit të tij, duke ia kushtuar hapësirën televizive të festave Edi Ramës dhe Erion Velisë.

Detyra e Mamaqit është t’iu çojë shqiptarëve në tryeza, kontrabanduar mes humorit banal dhe batutave bajate, fytyrat e padëshiruara të këtyre dy personave, për të zbutur, mes gëzimeve të festës, neverinë e përgjithshme që i shoqëron. Mamaqi pranon të bëhet sapuni që shkumon zhulin, fytyrave të tyre të lyrosura nga korrupsioni.

Në klipin e emisionit të fundit, Rama paraqitet sikur po shkon tek Mamaqi i detyruar nga këmbëngulja e tij e papërballueshme, duke mos e lënë të qetë as në dush e në shtrat, me kërkesën për dialog. Në fakt, është Rama i dëshpëruar për të dalë në emisionin e tij, qoftë edhe pa brekë, për të zbutur e normalizuar sa të mundet, situatën e menderosur ku ndodhet, ku studentët i kthejnë krahët dhe e pështyjnë sa herë që ky i del përpara për dialog. Për këtë ai është gati të bëjë çdo lloj marrëzie, sepse çdo figurë tjetër, sado qesharake, e çliron sado pak nga kjo ku është.

LEXO EDHE:  Ermal Mamaqi "zbulon" pse Edi Rama i shkarkoi ministrat

Humori, si të gjithë format e tjera të artit është dhe duhet të jetë gjithmonë opozitar me pushtetin. Një humorist që pranon t’i shërbejë pushtetit është vetëm një klloun oborri.