Nga një sondazh i bërë në Britani, rezulton se më shumë se gjysma e femrave dhe 1/5 e meshkujve ngacmohen seksualisht në punë.

Sipas sondazhit 63% e femrave nuk kanë dëshirë t’ia tregojnë askujt, ndërsa 79% e meshkujve e mbajnë për vete.

Sondazhi u bë pas skandalit të producentit Harvey Weinstein që kërkonte seks në këmbim të karrierës të aktoreve të njohura.

Aktore dhe këngëtare të ndryshme si Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow kanë akuzuar producentin, por akoma nuk është marrë një vendim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook