Luiggi Soreca, ambasadori i BE-së në Tiranë komentoi vizitën e tij në KE ku diskutoi gjerë e e gjatë ecurinë e reformave në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Soreca shprehet se është në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian.

“Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian 🇪🇺 për të diskutuar me Shtetet Anëtare në #COËEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri 🇦🇱. Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim.”-shkruan ai në Twitter.