Sot bëhen plot 10 vite nga tragjedia e rëndë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve.

Edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga tragjedia familjarët e viktimave ende nuk kanë marrë drejtësinë që u takon, pasi asnjë fajtor nuk ndodhet prapa hekurave.

Ishte ditë e shtunë, kur 10 vjet më parë në një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, më 15 mars 2008, ndodhi shpërthimi i tmerrshëm rreth orës 12:05 të mesditës.

Shpërthimi në punishten e demontimit të armëve dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth.

Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit por pushtoi edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja, ku ngjarja mori prioritet.

Sipas vendimit të gjykatës, më 12 mars 2012, dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes Gërdeci. Asnjë nga të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes, pasi ngjarja u konsiderua si një gabim njerëzor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook