Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura dhe më të komentuara shqiptare.

Shpeshherë ajo vihet në fokus të mediave rozë për pamjen e saj të jashtme, anën profesionale, por edhe për romancën e shumëpërfolur me Krenar Çoçajn. Luana është shumë aktive në rrjetet sociale ku i mban ndjekësit e saj të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni.

Në fillim të karrierës Luana ka punuar si imazh i Digitalb. Ditën e sotme edhe ajo i është bashkuar sfidës së 10 viteve duke postuar disa foto nga spotet e shumta publicitare.

“11 vite me pare..Une 16 vjece. Cfare gjeta sot. Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i Digitalb. 2008!!! Ps: 48 kg”, shkruan Luana.