Dita sotme është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët muslimanë të cilët festojnë ditën e Kurban Bajramit. Ata kanë përgatitur një plan me aktivitete dhe detyrime ndaj fesë së tyre të cilat do të kryhen sot siç është falja e Namazit në orën 06:50 tek sheshi “Skënderbej”.

Dita fillon me faljen e Namazit herët në mëngjes, më pas do të vazhdojë rituali i kurbani dhe vizitat tek familjarët dhe miqtë e tyre për ti dhënë urimet më të përzemërta njëri tjetrit. Dita e sotme lidhet me sakrificën e cila bëhet në emrin e profetit Ibrahim ku këtë ditë besimtarët muslimanë bëjnë fli edhe një kafshë. Kryetari i Komunitetit Mysliman ka mbajtur në ligjëratë ku shpjegoj se çfarë lloj feste është Kurban Bajrami dhe bëri thirrje për solidarizim dhe bujari ndaj njerëzve që më shumë kanë nevojë për ndihmë.

“Në një ditë të tillë festë në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira, qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës. Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë. Në këtë ditë feste e gëzimi të Kurban Bajramit u bëj thirrje të gjithë besimtarëve vullnetmirë që të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga krijuesi ynë, dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë. Të jemi më mëshirues e tolerant, duke respektuar njeri-tjetrin dhe të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur për të gjithë njerëzimin mbarë. Le të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, falënderimit dhe ndihmës reciproke me synimin e fitimit te kënaqësisë së Zotit. Më lejoni t’ju uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Gëzuar Kurban Bajramin me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në çdo fole familjare e shoqërore” u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Toka e premtuar qëndron 11 mijë euro larg, ja si u zbulua rrjeti trafikantëve që nisnin emigrantë në Angli

PROGRAMI I PLOTË I KURBAN BAJRAMIT 2017

05:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)

05:45 – KURAN

06:20 – HAPJA

06:25 – LEXIM KURANI

06:30 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, H. SKENDER BRUÇAJ.

06:40 – LIGJËRATË – NËNKRYETARI I KMSH-së, z. BUJAR SPAHIU.

06:50 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT

07:00 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA

07:10 – ILAHIINFORMACION PER KURBAN BAJRAMIN

Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.