Do të zhvillohet sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca për Xhezair Zaganjorin, kreun e Gjykatës së Lartë. Komisioneri Publik, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kërkon shkarkimin nga detyra të Zaganjorit.

Seanca do të nisë në orën 09:30 dhe do të zhvillohet pa praninë e kamerave.

Ai u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi është kundërshtuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sipas Komisionerit Publik, Zaganjori nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Në seancën e 25 qershorit në KPA, Xhezair Zaganjori kërkoi kohë që të shqyrtonte provat e reja të paraqitura nga Komisioneri Publik.